20 September 2016

HASHIM THACI DHE "KISHËN" E TIJ NË HAPËSIRËN UNIVERSITARE I BASHKON UZURPIMI I DHUNSHËM I INSTITUCIONËVE TË VENDIT


Labinot Gjini



Hashim Thaçi po thotë se "nuk mund të lëvizim drejtë Europës duke rrënuar xhamia e kisha" duke aluduar, kështu, në objektin e dhunshëm në hapësirën e UP-së të cilin po e quan "kishë" edhe pse, ky objekt, nuk ka (ende) as statutin dhe as funksionin e një kishe. Në realitet, këtë objekt të ndërtuar nga Millosheviçi, Beogradi do të donte ta bënte kishë duke e funksionalizuar dhe duke i dhënë statutin (juridik) të një kishe. Ky është qëllimi i tij ! Për t'ja arritur këtij qëllimi, ai (Beogradi) po përdor një diskurs performativ në të cilin e konsideron dhe e thërret qëllimisht objektin në fjalë me emrin "kishë". Cuditërisht, tepër e çuditshëme është, njëkohësisht, reagimi dhe diskursi i Hashim Thaçit i cili po përdor të njejtin diskurs performativ ndaj këtij objekti dhe çështjës që tij sikurse Beogradi. Pra, po ashtu edhe ai po e quan dhe po e konsideron këtë objekt sikurse të ishte një kishë e vërtetë. Ky diskurs aq i anuar nga Beogradi mund të shpjegohet vetem nëse paraprakisht ka pasur ndonjë tranzaksion ndërmjet Listës Srpska (Beogradit) dhe Hashimit. Tranzaksion i cili ka mundur të ndodh në kohën kur Hashimi është zgjedhur dhunshëm Kryetar i shtetit falë votave të Listës Srpska (Beogradit). Përndryshe, është e pashpjegueshëme dhe e pabesueshëme që një politikan shqiptar të bëjë me kaq zell punën e një armiku shekullor.

Në anën tjetër, ka diçka që e lidh edhe Hashimin me këtë "kishën" e tij. E lidh e vërteta se që të dy janë të ngritur dhunshëm mbi institucionet e këtij vendi, kundër të vërtetës dhe kundër vullnetit të popullit shqiptar. Që të dy janë ngritur nga fashizmi serbomadh dhe për qëllime të fashizmit serbomadh. Njëri është ngritur nga vetë Millosheviçi, tjetri me vetë votën e pinjollëve të Millosheviçit. Që të dy janë ngritur nën masa të dhunshëme, nën tytat e pushkëve e pendrekëve dhe nën gazin lotësjellës. Kjo bënë që Hashimi, përveç se ka marrur detyrimin (dhe jo të vetmin) për të përkrahur qëllimet politike të Listës Srbska (Beogradit) që ky objekt të bëhet kishë, ai duket të ketë edhe ndjenjën e një pasqyrimi të vetëvetës tek ky objekt. Dhuna dhe uzurpimi i ka ngjasuar të dy. 

Por Hashimi nuk ngjason vetem me "kishën" e tij. Ai po ngjason shumë edhe me Beogradin në shumë aspekte. Përshembull, ai është i pari shqiptar i cili po përdor gjuhën politike dhe "argumentët" e Beogradit kundër shqiptarëve. Këtë nuk e ka bërë vetem njëherë. Është ende shumë i freskët momenti kur ai dhe pinjollët e tij u munduan ti japin një ngjyrim fetar protestave të opozitës së bashkuar e ku LVV u krahasua me ISIS-in, po ashtu siç i kishte quajtuar shqiptarët Daçiçi në Këshillin e Sigurimit. Kështu ai, po ashtu sikurse Beogradi, po aludon në atë se shqiptarët janë të shtyrë për të rrënuar kisha duke u nisur nga ndnjenja fetare tjetër. Se cilën kishë apo xhami shqiptarët kanë rrënuar, duke u nisur nga ndjenja fetare tjetër, këtë duhet t'a gjejë dhe të na e tregoj Hashimi së bashku me Beogradin. Së bashku me Beogradin sepse Beogradi gjithmonë është munduar të qahet para bashkësisë ndërkombëtare se gjoja ekstremistët shqiptarë po ja sulmojn objektët fetare nga fakti i një identiteti fetar tjetër. Mirëpo ky diskurs i Beogradit gjithmonë është hedhur poshtë nga bashkësia ndërkombëtare për faktin se ajo asnjëherë nuk ka parë lëvizje fetare në këtë drejtim tek shqiptarët dhe argumenti më i mirë i saj, ishte dhe mbetët, ndaj këtyre gënjeshtrave besimi poliarshik i shqiptarëve, laiciteti i tyre natyral dhe toleranca e tyre gjithëherë e sprovuar. Mirëpo, për çudi, përkundër të gjitha faktëve, për herë të parë në historinë tonë kemi një diskurs politik të këtij niveli nga një shqiptar i cili i cilëson lëvizjet tona politike, tërësisht dhe paqësisht të ndara nga çfarëdo ideologjie fetare, si lëvizje fetare kundrejt një feje tjetër. Një diskurs i tillë duhet ta ketë lënë pa mend edhe vetë Beogradin i cili po befasohet me performancën e diplomacisë së vetë në Kosovë. Ai nuk do ta kishte besuar kurrë se do të mbërrij deri aty sa ta bëjë edhe vetë "Kryetarin" e Kosovës që të flas me gjuhën e tij, anipse ai ishte faktori kryesor i zgjedhjës së tij në këtë post.

Me këtë diskurs politik të fundit, Hashim Thaçin, pa ndonjë hezitim, mund ta thërrasim si zëdhënës të Beogradit në Prishtinë. Ajo që ka thënë Hashimi për atë objekt të dhunshëm në UP dhe kundër lëvizjëve studentore ishte plotësisht jehona e zërit të Beogradit në Prishtinë. Përveç kësaj, jehona tjetër e Beogradit në Prishtinë është vizioni politik drejtë Europës që po shprehet nga Hashim Thaçi në diskursin e tij, por sidomos në politikat e tij shtetërore mbi të cilat ishte vendimarrësi kryesor për shumë vjet me rradhë. Ky vizion politik thotë siç edhe e tha Hashimi : "nuk mund të lëvizim drejtë Europës duke rrënuar xhamia e kisha". Por e thotë edhe vepra e Beogradit prej vitëve 80 e këndej dhe e Hashim Thaçit që kur erdhi në pushtet më 2007. Pra, e thotë ndërtimi i mijëra kishave ortodokse dhe i dhjetra mijërave xhamive nëpër Kosovë, të cilat janë totalisht në disproporcion me nevojën dhe vullnetin e popullatës së saj. Të gjithë e dimë se këto objekte fetare janë të ndërtuara dhunshëm, përmes shërbimëve sekrete, financave të panjohura, nga nëntoka dhe krimi i organizuar ndërkombëtar, në bashkëpunim me krimin e organizuar vendas dhe, gjithmonë, sikurse për kishat sikurse për xhamiat, për qëllime politike të Beogradit. Pra, të gjitha këto dhjetra mijëra xhami e kisha na qenkan ndërtuar, sipas një leximi a contrario të Hashimit, që ne të lëvizim drejtë Europës! Pra, sipas Hashimit ndërtimet e dhunshëme dhe kriminale të xhamive dhe kishave po na bëkan të lëvizim drejtë Europës, kurse rrënimi i tyre nuk po na bëka të lëvizim drejtë saj. Ky na qenka pra vizioni i "shkëlqyer" i Hashimit për Kosovën Europiane: sa më shumë të ndërtojm kisha e xhamia aq më shumë do të afrohemi me Evropën. Vizion interesant, por të cilin Hashimi nuk mund të na e shesë për autentik sepse të gjithë e dimë se është një plagjiatur prej vizionarëve të Beogradit.